Shehi po punon pa 5 lojtarë, Tirana në ankth për kthimin e titullarëve








Tirana është zvogëluar edhe më shumë në stërvitje pas kthimit të Kombëtares nga Anglia, pasi trajneri Edi Reja ka thirrur sulmuesin Taulant Seferi.

TIRANA

Kështu që sot trajneri Shehi nuk do të ketë në stërvitje as sulmuesin e momentit. Në prag të derbit të Kupës, ku kërkohet një kualifikim me përmbysje, është shtuar ankthi për kthimin e titullarëve nga grumbullimet e Kombëtareve.

Portieri Bekaj është pjesë e Kosovës, Totre me Maqedoninë e Veriut. Seferi dhe Hoxhallari mund të marrin minuta sot ndaj Andorrës dhe i bashkohen ekipit një ditë para derbit.

Ismajlgeci luan nesër me Shpresën dhe normalisht i bie që të bashkohet me ekipin ditën e ndeshjes.

Për të plotësuar misionin në Kupë, shpresohet që 5 titullarët e grumbulluar me Kombëtaret të kthehen pa probleme në familjen bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.