Sheikët “blejnë” edhe Princin Charles, pretendenti për fronin mbretëror nuk i thotë “JO” valixhes me 1 milion euro nga Katari

sheiket blejne edhe princin charles pretendenti per fronin mbreteror nuk i thote jo valixhes me 1 milion euro nga katari
sheiket blejne edhe princin charles pretendenti per fronin mbreteror nuk i thote jo valixhes me 1 milion euro nga katari

Trashëgimtari i mbretërisë në Britaninë e Madhe, Princ Charles raportohet nga mediat që të ketë marrë personalisht një valixhe me 1 milion euro para cash si dhuratë nga një politikan kontrovers nga Katari.

Shuma e jashtëzakonshme ishte një nga tre pagesat prej 3 milionë eurosh që Princi i Uellsit thuhet se ka marrë nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani midis 2011 dhe 2015.

Clarence House tha se paratë “i kaluan menjëherë një prej bamirësive të princit, i cili kreu lidhjet e duhura dhe na siguroi se të gjitha proceset ligjore ishin ndjekur”.

Sheiku, që ka qenë edhe ish-kryeministri i Katarit me nofkën HBJ, dorëzoi shuma të mëdha parash në takimet private me Charles të futura në çanta transportuese të brendit të mirënjohur Fortnum & Mason.

Dy këshilltarë në familjen mbretërore thuhet se kanë numëruar me dorë paratë, të cilat thuhet se përbëheshin nga kartëmonedha 500 euroshe, që tani janë hequr nga tregu.

Më pas mësohet se banka private Coutts e ka marrë valixhen nga rezidenca e Charles në Londër me kërkesë të ndihmësve të pallatit.

Çdo pagesë u depozitua në llogaritë e Fondit Bamirës të Princit të Uellsit, një ent i profilit të ulët grantmarrës që financon projektet e princit për kafshët shtëpiake dhe pasurinë e tij në Skoci.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Mbretërve u ndalohet të pranojnë dhurata në para të gatshme, në lidhje me një angazhim ose detyrë zyrtare sipas politikës së dhuratave mbretërore. Ata mund të pranojnë një çek ose shuma të parash në emër të një bamirësie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts