Sheikët sauditë kthejnë vështrimin nga armët bërthamore, Princi i Kurorës: Do pajisemi me arsenal nuklear nëse…

sheiket saudite kthejne veshtrimin nga armet berthamore princi i kurores do pajisemi me arsenal nuklear nese

Princi i kurorës saudite ka konfirmuar se vendi i tij do të pajiset me arsenal bërthamor nëse Irani pajiset gjithashtu me një të tillë, duke hedhur dyshime mbi një marrëveshje të mundshme të bashkëpunimit bërthamor SHBA-Arabi që po negociohet.

Aleatët demokratë të Joe Biden në Senatin e SHBA kanë paralajmëruar administratën e tij do të përballet me një betejë të ashpër për miratimin e një marrëveshjeje që normalizon marrëdhëniet midis Izraelit dhe Arabisë Saudite nëse përfshin bashkëpunim bërthamor me Riadin, për shkak të mosbesimit ndaj synimeve saudite.

Në një intervistë të mërkurën, Mohammed bin Salman shtoi peshën e dyshimeve se një program bërthamor në dukje civil mund të devijohej për qëllime ushtarake nëse Arabia Saudite ndihej nën kërcënim.

I pyetur nga Fox News në lidhje me perspektivën e një bombe bërthamore iraniane, princi i kurorës tha “ne jemi të shqetësuar që ndonjë vend të ketë një armë bërthamore”, duke shtuar se nëse Irani do të zhvillonte me sukses një armë Arabia duhet po ashtu të pajiset.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts