Shembet ndërtesa 7-katëshe në Gjeorgji

12:36 08/10/2021

Hyrja e një ndërtese 7-katëshe në qytetin e vjetër bregdetar të Batumit në Gjeorgji, është shembur rreth një orë më parë. Sipas raportimeve të vendasve për televizionin “Rustavi 2”, objekti rezidencial kishte tre hyrje dhe vetëm njëra prej tyre është shkatërruar.

Në të jetonin rreth 200 njerëz, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nën rrënoja dhe po përdorin shkallë për të evakuuar banorët e apartamenteve të afërta.

Nën gërmadhat e ndërtesës së shembur ndodhen edhe të paktën 10 makina, prej të cilave u shpëtua një fëmijë 6-vjeçar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *