Shembet një hotel në Kinë, 8 të vdekur dhe 9 të zhdukur

Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën ndërsa 9 të tjerë llogariten si të zhdukur pasi një hotel të hënën u shemb në Kinë.

“Operacioni i shpëtimit ende është në vazhdim”, thanë autoritetet e qeverisë lokale për të përditshmes kineze “Global Times”. Rreth 23 persona thuhet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës në rrethin Wujiang të qytetit Suzhou në provincën lindore Jiangsu.

Një ndërtesë ndihmëse e hotelit Siji Kaiyuan, e cila u hap në vitin 2020 me 54 dhoma mysafirësh, u shemb të hënën pasdite. Hoteli kishte rezervimin e plotë kur ndodhi incidenti.

Autoritetet lokale kanë mobilizuar rreth 600 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit për të ndihmuar në përpjekjet e evakuimit ndërsa vinça të mëdhenj janë vendosur në operacionet manuale të shpëtimit duke pastruar mbeturinat.

Të paktën 14 persona janë tërhequr nga rrënojat, 8 prej të cilëve u shpallën të vdekur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *