Shembet pjesa e fundit e godinës në Miami

09:12 05/07/2021

Struktura e mbetur rrezikohej të binte, për shkak edhe të stuhisë Elsa qe po i afrohet Floridas

Pjesa e mbetur e një blloku apartamenti pjesërisht të shembur afër Miamit në SHBA u shkatërrua për shkak të frikës dhe pasigurisë  që mund të sjellë teksa një stuhi tropikale po i afrohet Floridas.

Për të rrëzuar pjesën e fundit të mbetur në këmbë u përdor një sasi e madhe eksplozivi. Një pjesë e ndërtesës 12-katëshe është shembur më 24 qershor.

Nga shembja e godinës 24 njerëz u konfirmuan të vdekur, ndërsa 121 janë të zhdukur. Struktura e mbetur, në të cilën nuk ka pasur më trupa, u shkatërrua, në mënyrë që kërkimet të vazhdojnë në mënyrë të sigurt. Kjo edhe për shkak se Florida pritet të goditet nga stuhia Elsa më 6 ose 7 korrik.

Kryetarja e qarkut Majami Dejd, Daniella Levine Cava, u tha gazetarëve se kërkimet do të vazhdojnë pas shembjes, por theksoi se kanë kaluar 11 ditë që nga incidenti dhe asnjë i mbijetuar nuk është gjetur nën rrënoja.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende se çfarë e ka shkaktuar shembjen e godinës 40-vjeçare në qytetin Sërfsajd. Por, një inspektim i vitit 2018 ka gjetur “defekte” në dizajnin origjinal, të cilat tani janë në fokus të hetimeve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *