Shembet pjesa e mbetur e 12-katëshit në Majami

09:12 05/07/2021

Rrezikonte  jetët e forcave të emergjencës

Shembet me shpërthim të kontrolluar edhe pjesa e mbetur e pallatit, që u rrëzua pjesërisht në Majami të Floridas, natën e 24 Qershorit.

Autoritetet vendosën shembjen e plotë të pallatit 12-katësh, pasi pjesa e mbetur rrezikonte po ashtu shembjen nga momenti në moment, duke rrezikuar kërkimet për 121 banorë të konsideruar ende të zhdukur nga rënia e fundmuajit të kaluar.

Ekipet e emergjencës kanë arritur deri më tani të nxjerrin nga rrënojat, trupat e pajetë të 24 viktimave të kësaj tragjedie. Shpresë për gjetjen e të mbijetuarve nuk ka më, ndaj dhe me shembjen e plotë të ndërtesës, gërmimet do të vazhdojnë të sigurta.

Hetuesit po përpiqen ende të zbulojnë shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie, ndërsa dyshimet kryesore janë tek mosplotësimi i kushteve teknike që gjatë ndërtimit në vitet ’80.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *