Shembet pjesërisht një pallat në Majami

14:20 24/06/2021

Një i vdekur e disa të plagosur, të paqarta shkaqet

Këto janë rrënojat e një pallati banimi 12-katësh në Majemi, që u shemb pjesërisht rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të Enjteje.

Autoritetet kanë nxjerrë deri më tani trupin e pajetë të një banori, ndërsa disa të tjerë janë gjetur të gjallë nën rrënoja dhe u dërguan menjëherë në spital.

Shkaqet e shembjes janë ende të paqarta. Banorët e pjesës tjetër të ndërtesës që nuk u dëmtua shprehen të shokuar dhe nuk arrijnë ta kuptojnë si ndodhi shembja kur nuk pati asnjë lëkundje toke paraprakisht.

Në disa media hidhen dyshime se pjesa e shembur ka qenë e amortizuar. Pallati ndodhet në një zonë turistike me ishuj të vegjël, jo shumë larg brigjeve kontinentale të qytetit, ishte ndërtuar në vitin 1981 dhe ka 130 apartamente banimi.

Tv Klan















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *