Shembja e godinës shumëkatëshe në Nigeri, ekipet e shpëtimit në luftë me kohën për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat

08:35 02/11/2021

Një godinë shumëkatëshe është shembur në Nigeri. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se deri tani kanë humbur jetën 4 persona, por shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi godinën 22-katëshe, e cila ishte duke u ndërtuar ende. Tragjedia ka ndodhur në qytetin Lagos dhe autoritetet bëjnë me dije se janë dhjetëra persona që janë shpallur të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit prej orësh po përpiqen që të nxjerrin të gjallë personat që kanë mbetur nën rrënoja, por deri tani vetëm kanë janë shpëtuar.

Autoritetet lokale kanë urdhëruar një hetim për shembjen dhe janë zotuar se do të publikojnë shumë shpejt raportin përfundimtar.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Presidenti i vendit, Muhammadu Buhari, i cili teksa ka ngushëlluar familjet e viktimave ka kërkuar hetime për të zbuluar fajtorët për këtë tragjedi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *