Shembja e ndërtesës shumëkatëshe në Nigeri, shkon në 22 numri i viktimave

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Nigeri të mërkurën po mundohen që të punojnë sa më shpejt për të gjetur të mbijetuar, dy ditë pasi një ndërtesë e lartë që ishte në ndërtim e sipër u shemb dhe ngujoi dhjetëra njerëz në Lagos. Një zyrtar i emergjencave tha se numri i viktimave ka shkuar në 22.
Familjarë në ankth e numër i madh i njerëzve u grumbulluan afër vendit të ndërtesës së shembur me shpresë për të marrë ndonjë lajm për fatin e personave që ende gjenden të ngujuar nën rrënoja, shkruan Reuters.

Koordinatori i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave për Lagosin, Ibrahim Farinloye, i tha agjencisë “Reuters” se numri i të vdekurve ka shkuar në
22, pasi disa trupa u nxorën gjatë natës. Nëntë persona janë nxjerrë të gjallë.
Shembja e ndërtesave ndodh mjaft shpesh në shtetin me popullsinë më të madhe në Afrikë, ku rregullat e ndërtimit zbatohen dobët dhe materialet shpesh nuk i plotësojnë standardet e kërkuara.

Kryearkitekti shtetëror u pezullua të martën për kohë të pacaktuar dhe qeveria nisi një hetim të pavarur për shkaktarët e shembjes së ndërtesës që ishte planifikuar për banesa luksoze. Rezultatet e hetimeve do të paraqiten para publikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *