Shembja e pallatit 12-katësh në Miami, autoritetet: Zjarri në brendësi të rrënojave po pengon kërkimet

Zjarri dhe tymi që dalin nga thellësia e rrënojave të betonit dhe metaleve të një pallati 12-katësh të shembur pranë Majamit penguan përpjekjet e punonjësve të shpëtimit të shtunën ndërsa ata përpiqen të gjejnë ndonjë të mbijetuar.

Ekipet e shpëtimit përdorën teknologji me rreze lazer, ujë dhe shkumë për të luftuar flakët, burimi i së cilës ishte i paqartë. Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava tha se tymi ka qenë sfida më e madhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në një konferencë për shtyp, ajo tha se flakët po vijnë nga brendësia e “malit” me rrënoja dhe se ekipet e shpëtimit po përballën me vështirësi të jashtëzakonshme si rezultat i zjarrit.

Një zjarrfikëse përdori pompat me ujë me presion të lartë në katet e poshtme të ndërtesës ndërsa dilte tymi i bardhë apo avulli që kundërmonte një erë të rëndë, e ngjashme me sulfurin.

“Era e keqe është shumë e rëndë”, tha guvernatori Ron DeSantis.

Një vinç largoi copa mbeturinash nga grumbulli me rrënoja me një lartësi afro 10 metra, ndërsa ekipet përdorën makineri të rënda, dronë, pajisje të sofistikuara, mjete rrethanore dhe mikrofona në përpjekjet për të gjetur njerëz.

Sipas zyrtarëve që nga shembja e pjesshme e pallatit të enjten nuk dihet ende fati i 159 njerëzve/ VOA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *