Shembja e pallatit 12-katësh në Miami, shkon në 11 numri i viktimave, 150 persona ende të zhdukur. Autoritetet: Shpresa vdes e fundit!

Ekipet e kërkim-shpëtimit shpresojnë shumë te ‘mrekullia’ për gjetjen e ndonjë të mbijetuari nën rrënojat e pallatit 12-katësh që u shemb para disa ditësh në Miami të SHBA-ve. Edhe pse kërkimet janë duke vijuar, vështirësitë janë jo të pakta për gjetjen e personave që rezultojnë ende të zhdukur.

Ato janë rreth 151, ndërsa fatkeqësisht, numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 11. Autoritetet thonë se zjarri në pjesët e poshtme të pallatit ka vështirësuar shumë punën e tyre, pavarësisht faktit, se në kërkime, janë përdorur një sërë teknologjish të avancuar.

Kujtojmë që ndërtesa u shemb të enjten që lamë pas, ndërsa probleme ndërtesa kishte shfaqur që para tre vitesh.

Në një raport të publikuar në media, shihej qartë plasaritjet në muret, tavanet dhe kolonat mbajtëse të pallatit.

Autoritetet kishin bërë një plan restaurimi të godinës, por ky plan nuk i vendos asnjëherë në zbatim. Gjithashtu, një ndër masat që pritet të merren së shpejti, është evakuimi i banorëve që banonin në pallatin ngjitur, i njëjtë për nga struktura me atë që u shemb.

Edhe pse ajo godinë nuk ka shfaqur probleme, evakuimi sipas autoriteteve do të bëhet për të shmangur një tjetër tragjedi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *