Shembja e pallatit 12-katësh në Miami, shkon në 4 numri i viktimave, 159 të tjerë ende të zhdukur (VIDEO)

Kërkimet janë ende duke vijuar nën rrënojat e pallatit të shembur në Miami të SHBA-ve.

Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani 4 persona janë shpallur të vdekur, ndërsa 159 të tjerë janë ende të zhdukur. Familjarë të shumtë janë duke pritur me ankth, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit thonë se po dëgjojnë zëra njerëzish nën gërmadhat e pallatit.

Ende nuk është e qartë se çfarë saktësisht e shkaktoi shembjen e ndërtesës dhe sa persona ndodheshin brenda në momentin e fatkeqësisë.

Presidenti Joe Biden e ka miratuar shpalljen e gjendjes emergjente në Florida. Me këtë veprim, Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave do t’i ndihmojë agjencitë shtetërore të Floridës në përpjekjet për kërkim-shpëtimin.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit përdorën kamera që e gjurmojnë praninë e zërit dhe qen të trajnuar, teksa kërkonin për të mbijetuarit. Madje sipas mediave disa ekipe hapën një tunel nga një parking nëntokësor makinash, në përpjekje për të arritur te njerëzit e ngujuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *