Shembja e pallatit 12-katësh në SHBA, autoritetet me njoftim zyrtar: Në mesin e të humburve shtetas nga Venezuela dhe Argjentina

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke vijuar kërkimet për shpëtimin e personave që ndodhen nën rrënojat e pallatit 12-katësh të shembur në Miami të SHBA-ve.

Sipas autoriteteve, në mesin e 51 personave të shpallur të humbur, janë dhe 4 shtetas nga Venezuela e 8 të tjerë nga Argjentina.

Për këtë arsye, autoritetet amerikane ka njoftuar konsullatat e këtyre dy vendeve mbi këtë zhvillim. Kujtojmë se pallati, u shemb në orët e para pas mesnate, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Deri më tani, për fat të keq, 1 person është shpallur i vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke u kërkuar nën gërmadha.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të shembjes së ndërtesës, por edhe të ambienteve të brendshme të apartamentit, e cila fikson momentin pak para shkaktimit të ngjarjes tragjike. Gjithashtu, në mesin e videove është dhe ajo e shpëtimit të një fëmije, që për fat të mirë kishte marrë dëmtime të lehta trupore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *