Shembja e pallatit 12-katësh në SHBA, momenti kur ekipet e kërkim-shpëtimit nxjerrin të gjallë një fëmijë nga rrënojat (VIDEO)

SHBA

Një pallat 12-katësh është shembur pjesërisht në Florida, duke lënë të vdekur 1 person e shumë të tjerë nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren, ku po kërkojnë për gjetjen e personave që ndodhen nën godinën e shembur.

BBC, ka sjell pamjet ku është fiksuar momenti i shpëtimit të një vogëlushi, i cili fatmirësisht nuk duket se ka marrë dëmtime të rënda.

Kërkimet nga ekipet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar, ndërsa aktualisht, 8 persona janë të dëmtuar rendë, ndërsa dyshohet për dhjetëra të tjerë nën gërmadhat e ndërtesës.

Kujtojmë, që shembja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaku i shembjes ende nuk dihet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *