Shembja e pallatit në Florida/ “I kemi thirrur ne telefon, por nuk janë përgjigjur”, familjarët presin të dëshpëruar për të zhdukurit, iu merren mostra të ADN-së në rast se…

FLORIDA

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim çdo të mbijetuar të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi 12 katëshe të shembur në veri të Miamit.
Autoritetet kanë filluar të marrin mostra të ADN-së nga të afërmit e atyre që ende janë të zhdukur në rast se vetëm mbetjet e anëtarëve të familjes së tyre gjenden në rrënoja, shkruan BBC.

Familjarët e të zhdukurve janë grumbulluar rreth një qendre komunitare disa blloqe larg ndërtesës së shembur, duke pritur për informacion dhe duke jetuar me frikën për më të keqen.

Nicolas Fernandez tha se telefonatat e tij për të familjarët nuk kishin marrë përgjigje.
“Mendoj se ata kanë vdekur”, i tha ai CBS. “Nuk dua të jem pesimist, por ne i kemi thirrur ata pa ndërprerje dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.

Jenny Urgelles u zgjua nga lajmi se ndërtesa e prindërve të saj ishte shembur. Ajo i thirri ata, por të dy telefonatave shkuan në postën zanore. “Po mbaj shpresë. Jam shumë e dëshpëruar të di çfarë po ndodh,” i tha ajo një kanali televiziv lokal.

Një pjesë e madhe e Kullave Champlain përballë oqeanit në qytetin Surfside u shemb në tokë në orët e para të së enjtes.
Dëshmitarët okularë thanë se kishin dëgjuar atë që dukej si bubullimë para se të shihnin një re të madhe pluhuri pas kolapsit. Njëri e krahasoi skenën me sulmet e 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake në New York. Të paktën një person ka vdekur dhe 99 janë ende të zhdukur, thonë zyrtarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *