Shembjet te “5 Maji”/ Alfred Rushaj me banorët: Qeveria po tallet, duhet dëmshpërblim për pronën. Pronarët: Rama dhe Veliaj të vijnë të japin llogari!








Nënkryetari i PD Alfred Rushaj zhvilloi sot një takim me banorët e zonës “5 maji”, në Tiranë, nga ku u shpeh se qeveria ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak. 

rushaj 1

Ai tha se qeveria po tallët me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qirasë. “Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit.”- tha Rushaj.

Banorët e “5 Maji”-it shprehën shqetësimin se në zonë nuk ka shkuar anjë deputet i PD, dhe nuk kanë marrë shpjegime nga institucionet.

”Këta i kanë bllokuar legalizimet, se kanë interesat e veta me vjedhë pronat tona”. “Erion Veliaj dhe Edi Rama të vijnë të japin llogari. Çfarë duhet të na bëjnë tjetër, veçse të na vrasin.“

Banorët përgënjeshtruan pretendimet e bashkisë se shumica e tyre kanë firmosur për prishjen e shtëpive.

“Mendojini mirë kur të prishni shtëpitë tona, se do ta lini një ditë atë karrige.”- tha njëri prej banorëve, të cilit në janar para zgjedhjeve, Edi Rama i kishte premtuar t’i shtrojë rrugën, ndërsa tani po u prish shtëpinë pa asnjë shpërblim. “Të gjithë banorët janë pajisur me mandatpagesë deri më qershor 2013, që do të thotë se u ka lindur e drejta e legalizimit, e cila nuk humbet, edhe nëse pagesa nuk kryhet. Nuk na japin certifikatat e pronësisë, që të mos na paguajnë sipas ligjit.” – tha një banor.

“Të prishim shtëpitë e Erion Veliaj, Edi Ramës dhe të gjithëve që bëjnë biznes me pronat tona.“ “Kjo nuk është qeveri, është sadizëm. Dalin pleq e plaka e kalamaj në mëshirë të fatit duke patur shtëpitë e veta. Kjo është katastrofë”.- u shprehën banorët.

rushaj 2 rushaj 3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *