“Shëndetësia falas, premtim me pasoja shkatërrimtare”, Vasili: Qëllimi i Ramës, largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve. Koncesionet…

shendetesia falas premtim me pasoja shkaterrimtare vasili qellimi i rames largimi masiv i mjekeve dhe infermiereve koncesionet
shendetesia falas premtim me pasoja shkaterrimtare vasili qellimi i rames largimi masiv i mjekeve dhe infermiereve koncesionet

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratën e OBSH se shqiptarët paguajnë 60 përqind të shërbimeve për shëndetësinë, nga xhepat e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se ky premtim kishte qëllim vetëm shkatërrimin e shëndetësisë, grabitjen e saj përmes koncesioneve dhe largimin masiv të mjekëve dhe infermierëve.

Postimi i plotë:

Perfundoi ne gremine premtimi mashtrues i shendetesise falas te Edi Rames!
Shendetesia falas ka qene dhe mbetet mashtrimi me i pafytyre i Edi Rames.
OBSH tregon qarte se shqiptaret paguajne nga xhepi me shume se te gjithe ne Europe.
Ju kam shpjeguar me durim per vite me radhe se ky premtim kishte vetem nje qellim shkaterrimin e shendetesise, grabitjen e saj permes koncesioneve dhe largimin masiv te mjekeve dhe infermiereve.
Keni degjuar edhe propaganden violente, idiote, dhe mashtruese te Edi Rames, ministrave te tij njeri me i paafte se tjetri dhe deputeteve debilë per gjoja ndryshimet ne shendetesi.
1️⃣Ku jane efektet e koncesioneve?
2️⃣Per cfare sherbyen ato ne ndihme te qytetareve?
3️⃣Perse shqiptaret nxorren nga xhepi afer 300 milion euro gjate Pandemise kur shendetesia na qenkesh gratis?
4️⃣Perse shpenzimet e shqiptareve nga xhepi u thelluan kaq shume dukearritir nd 60% kur shendetesia qenkesh falas?
5️⃣Ku perfundoi propaganda e neveritshme se gjoja rilindja e Edi Rames transformoi shendetesine?
Te dhenat e Organizates Boterore te Shdndetesise jane asgjesuese:
????OBSH përllogarit se ndërmjet 2015 -2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind.
????Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së në vitin 2005 shqiptarët paguan nga xhepi 49.3 të kostos së shpenzimeve shëndetësore, teksa më 2021 ky tregues arriti në 59.7%.
????Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.
PERFUNDIM
Shendetesia falas ishte nje premtim prej maskarenjsh me pasoja shkaterrimtare.
Edi Rama i ka shkaktuar nje dem strukturor dhe financiar te tmerrshem shendetesise publike shqiptare.
Sot shqiptaret e kane nje peshe shume te rende perballimin e shpenzimeve per shendetin dhe jane te pa ndihmuar nga shteti megjithse paguajne taksa dhe sigurime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts