Shenja paqeje mes Koresë se Veriut dhe të Jugut, rinis komunikimi mes dy qeverive

08:19 04/10/2021

Koreja e Veriut ka rivendosur linjat e komunikimit me Jugun. Mësohet se mes dy qeverive ka pasur një telefonatë ditën e djeshme, e cila vjen në një kohë kur komunikimi ishte ndërprerë.

Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve tona”, theksoi në një deklaratë qeveria e Koresë së Veriut.

Ky veprim vjen disa ditë pasi lideri i vendit Kim Jong Un tha se ishte i gatshëm të rivendoste komunikimin me Korenë e Jugut.

Sidoqoftë, Pheniani tha gjithashtu se rivendosja e marrëdhënies mes dy vendeve do të varet nga “qëndrimi i autoriteteve të Koresë së Jugut”.

Koreja e Veriut gjithashtu ka shtuar kohët e fundit testet e saj ushtarake, gjë që mund të pengojë marrëdhënien mes dy vendeve.

Pak javë me parë, regjimi i Kim Jong Un ka lëshuar disa raketa duke treguar se nuk ka ndërmend që të ngadalësojë zhvillimin e armëve bërthamore, edhe pse kjo gjë kundërshtohet nga vendet e tjera.

Më herët komunikim mes dy vendeve u rivendos në Gusht, por u ndërpre përsëri pasi Koreja e Jugut mori pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *