“Shënjestër, kushdo që kalon në rrugë”, ja pamjet kur luftëtarët e Hamasit qëllojnë me breshëri plumbash një makine në ecje

shenjester kushdo qe kalon ne rruge ja pamjet kur luftetaret e hamasit qellojne me bresheri plumbash nje makine ne ecje

Luftimet vazhdojnë ende në rrugët e Izraelit jugor, pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan rrugët mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve nga policia izraelite, luftimet po zhvillohen aktualisht në 14 lokacione, ndërsa rreth 60 “terroristë të Hamasit” kanë pushtuar territorin izraelit.

Më herët, banorët e qyteteve në jug të Izraelit folën për luftëtarë të armatosur që kishin dalë rrugëve të qyteteve dhe qëllonin në të gjitha drejtimet, madje edhe mbi kalimtarët apo muret e shtëpive.

Një video tronditëse është publikuar, ku dyshohet se shihet një civil që drejton makinën e tij dhe qëllohet papritur nga luftëtarët e Hamasit. Më pas, automjeti duket se ka dalë nga rruga, me drejtuesin e plagosur rëndë dhe të paaftë për ta kontrolluar, duke përfunduar mbi makina të tjera të parkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts