Shënjestra të një spiunimi me softuer të kategorisë ushtarake, USAGM: Hakerimi i telefonave të gazetarëve është fyerje ndaj lirisë së mediave

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), ka shprehur zemërimin e saj rreth raportimeve që më shumë se 180 gazetarë – duke përfshirë ata nga Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë – duket se kanë qenë shënjestra të një spiunimi me softuer të kategorisë ushtarake.

“Shënjestrimi i bisedave private të gazetarëve, në çfarëdo mënyrë, është gjë e pandërgjegjshme”, ka thënë ushtruesja e detyrës së drejtorit të USAGM-së, Kelu Chao.
“Ky abuzim duhet të përfundojë dhe siguria e gazetarëve duhet të garantohet”.

USAGM mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radion Azia e Lirë, Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë të financuar nga SHBA-ja.

Një hulumtim i kryer nga disa media, i quajtur Projekti Pegasus, ka gjetur se një softuer i dizajnuar për t’iu ndihmuar qeverive në gjurmim të terroristëve, është përdorur për të hakuar telefonat e gazetarëve, aktivistëve për të drejta të njeriut dhe zyrtarëve qeveritarë.

Softueri i quajtur Pegasus, është zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group.E përditshmja amerikane Washington Post, ka raportuar se në mesin e gazetarëve të shënjestruar janë disa edhe nga Zëri i Amerikës.

Ndërsa një raport i përpiluar nga Projekti për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka thënë se Qeveria e Azerbajxhanit ka përdorur këtë softuer për të spiunuar qindra gazetarë dhe aktivistë, duke përfshirë pesë gazetarë aktualë dhe ish-gazetarë të Radios Evropa e Lirë.

Hulumtimi është kryer nga organizata joqeveritare me bazë në Paris, Forbidden Stories, me mbështetje teknike të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International.

“Ky hulumtim prezanton kalibrin e gazetarisë që promovon dhe ruan USAGM. Teknologjia e re duhet t’iu ndihmojë gazetarëve të bëjnë punën e tyre më mirë, mirëpo jo për spiunim dhe ngacmim të tyre”, ka thënë mes tjerash Chao.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *