Shënohet rekord viktimash nga COVID-i në Kroaci, autoritetet ashpërsojnë masat

Kroacia ka shënuar rekordin e rasteve ditore me COVID-19. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur të ashpërsojnë masat, për të frenuar më tej sëmundjen. Kroacia ka shënuar sot 6.932 raste të reja me COVID-19, që është shifra më e madhe që nga fillimi i pandemisë.

Ekspertët e fajësojnë shkallën e ulët të vaksinimit për rritjen e numrit të infeksioneve në javët e fundit.

“Për ta parandaluar përhapjen e sëmundjes, duhet që ta kufizojmë numrin e njerëzve që mund të tubohen në hapësira të mbyllura, ta rrisim numrin e personave të vaksinuar dhe ta rrisim sigurinë gjatë bërjes së biznesit”, tha ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozinoviq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *