Shënohet viktima e parë nga protestat në Kubë

11:51 14/07/2021

Demonstratat më të mëdha antiqeveritare që po mbahen në Kubë kanë shënuar viktimën e parë. Një 36-vjeçar humbi jetën në periferi të Havanës gjatë një përplasje me policinë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ai ishte pjesë e një grupi që sulmoi një strukturë qeveritare.  Por dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë sulmuan njerëzit që kishin dalë në rrugë për të protestuar.

Demonstratat e rralla mbarëkombëtare antiqeveritare filluan të dielën, kur mijëra njerëz filluan të protestojnë për mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe trajtimin e epidemisë Covid-19 nga ana e qeverisë. Takime të tilla të paautorizuara publike janë të paligjshme në Kubë.

Presidenti Miguel Díaz-Canel i ka quajtur demonstruesit “kundër-revolucionarë”. Qeveria e tij ka kërkuar të fajësojë Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet e saj ekonomike, si për protestat ashtu edhe për problemet më të gjera të Kubës.

Masat pandemike dhe ekonomike të marra nga qeveria e kanë bërë jetën në Kubë gjithnjë e më të vështirë. Ka pasur gjithashtu raporte të ndërprerjeve të internetit në të gjithë ishullin. Kuba hapi aksesin në internetin celular në dhjetor 2018, por ajo kontrollohet nga shteti.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *