Shënohet viktima e parë nga varianti Omicron në Gjermani, autoritetet paralajmërojnë shtim të masave

Është shënuar vdekja e parë nga varianti Omicron në Gjermani. Autoritetet thonë se viktima është midis moshës 60-79 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Vlen të përmendet se rreth 810 raste të reja janë regjistruar në Gjermani në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të infeksioneve me variant Omicron në 3.198.

Të martën, kancelari i ri Olaf Scholz ra dakord për një sërë kufizimesh të reja për koronavirusin me 16 udhëheqësit rajonal të Gjermanisë.

Rregullat do të hyjnë në fuqi nga 28 dhjetori në një përpjekje për ta kufizuar përhapjen e variantit të ri dhe për t`i inkurajuar qytetarët që hezitojnë që të paraqiten për vaksinim.
Sipas masave të reja, maksimumi prej 10 personash të vaksinuar ose shëruar nga Covid-19 do të lejohen të marrin pjesë në një tubim privat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *