Shënoi gol me dorë ndaj Milanit: Pashë vijërojtësin e pavendosur, me eci fati






Milani është ndalur në barazim 1-1 ndaj Udinezes, por rezultati ka tërbuar kuqezinjtë, pasi ka ardhur pasi është shënuar nga Destini Udogi pas një prekje të topit me dorë. Vetë mbrojtësi ka komentuar këtë gol duke theksuar se kishte qenë me fat që nuk u anulua.

dfsdfsdfsdf

“Emocion shumë i madh se ishte goli im i parë mes profesionistëve dhe jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën. A e preka me dorë? Unë pashë vijërojtësin të pavendosur dhe nuk isha i bindur, por më eci fati”, theksoi lojtari.

Ndërsa trajneri i Udinezes, Çiofi, bëri të qartë se ekipi i tij nuk kishte vjedhur asgjë. “Mua më duket sikur është Romanjoli i cili e devijon me këpucë. Por edhe nëse e ka prekur me dorë, kemi 4-5 persona që e shohin në VAR”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *