Shënoi pas makthit të kaluar, Eriksen: Ndihem sërish futbollist, shpresoj që të flisni për…






Historia e Kristian Eriksen është me të vërtetë një përrallë, ai e gjeti veten një hap larg vdekjes dhe “lamtumirës” nga futbolli, teksa u rikthye në fushë duke gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me kombëtaren e Danimarkës.

ERIKSEN

Ish-mesfushori i Interit, tani me ekipin e Brentford në Premier Ligë nëpërmjet mikrofonave të “NOS” ka folur pas humbjes me rezultatin 4-2 ndaj Holandës emocionet e përjetuara gjatë kësaj sfide, por duke iu rikthyer edhe njëherë atyre çasteve të makthit të përjetuara në EURO 2020 kur në duelin ndaj Finlandës pësoi arrest kardiak:

“Nuk mund të kishte një rikthim më të mirë, pas dy minutave lojë kam gjetur golin. Ndihem sërish futbollist dhe jam i lumtur ta dëshmoj. Kam menduar shumë për futbollin muajt e fundit, doja të isha gati.

Ishte kthimi që kisha shpresuar, qëllimi im. Është mirë që gjeta golin këtu, kalova disa vite të mrekullueshme në Amsterdam.

Tani është pjesë e botës sime, ka ende shumë për të folur. Është diçka që do të më mbetet përgjithmonë, por shpresoj që së shpejti të flasim sërish për Eriksenin si lojtar dhe jo për atë që ndodhi me Kampionatin Europian.”, përfundoi Eriksen.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.