Shërbimi inteligjent MI5 paralajmërim të rrallë/ Një agjente e dyshuar kineze, e infiltruar në parlamentin britanik për të ndërhyrë në politikë

Shërbimi i Sigurisë i Mbretërisë së Bashkuar MI5 ka lëshuar një paralajmërim të rrallë se një agjente e dyshuar kineze është infiltruar në Parlament për të ndërhyrë në politikën e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, një alarm nga shërbimi i sigurisë tha se Christine Ching Kui Lee “krijoi lidhje” për Partinë Komuniste Kineze (CCP) me deputetë aktualë dhe aspirantë.

Më pas ajo u dha donacione politikanëve, me financime që vinin nga shtetas të huaj në Kinë dhe Hong Kong. Kjo vjen pas një hetimi “të rëndësishëm dhe afatgjatë” nga MI5, thanë burimet e Whitehall për BBC.

 122700515 01d98ee8 8c72 408c A584 E927ad00f087
122700515 01d98ee8 8c72 408c A584 E927ad00f087

Një nga deputetët e financuar nga zonja Lee ishte Barry Gardiner nga laburistët, i cili mori mbi 420,000 paund prej saj në pesë vjet – por ai tha se gjithmonë i kishte vënë në dijeni shërbimet e sigurisë për donacionet.

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Sir Ed Davey, gjithashtu mori një donacion prej 5,000 paundesh kur ai ishte sekretar i energjisë – por ai tha se paratë u pranuan nga shoqata e tij lokale dhe ishte “hera e parë që i ishte dhënë shkak për t’u shqetësuar”.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ishte “thellësisht shqetësuese” që dikush “i cili është përfshirë me vetëdije në aktivitete të ndërhyrjes politike në emër të Partisë Komuniste Kineze ka vënë në shënjestër parlamentarët”.

Por ajo tha se Mbretëria e Bashkuar ka masa “për të identifikuar ndërhyrjen e huaj”.
Shërbimi i sigurisë tha se kushdo i kontaktuar nga zonja Lee duhet të jetë “i ndërgjegjshëm për përkatësinë e saj” dhe “përgjegjësinë e saj për të çuar përpara axhendën e CCP”.

Lëshimi i një alarmi për një individ është një veprim i pazakontë për MI5, vlerëson BBC, duke shtuar se kjo sinjalizon se hetimi i tyre i gjatë i kishte shtyrë ata të shqetësoheshin mjaftueshëm, saqë mendonin se duhej të vepronin tani.

Mediumi britanik thekson se kemi dëgjuar për shqetësimet mbi ndikimin rus në të kaluarën, por Kina, thonë zyrtarët e inteligjencës britanike, tani është bërë prioriteti i tyre kryesor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *