Sherr dhe gjuajtje me këpucë, por edhe një “vai amor”. Ja çfarë nuk u pa në Kukësi-Egnatia









Kukësi-Egnatia u zhvillua në Kamzë, pasi stadiumi i ri në qytetin verilindor ende nuk është gati. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante para, gjatë dhe pas ndeshjes, ku nuk mungoi tensioni.

kukesi egnatia

* Më shumë se dy orë përpara, drejtuesit e Kukësit, kërkojnë që çdo gjë të jetë në perfeksion, dhe punonjësit e stadiumit e kishin bërë gjithçka gati. Madje, fusha të shtunën ishte në një gjendje mjaft të mirë, mirëpo kishte një kontradiktë, pasi punëtorët ishin të kënaqur që pas disa ditëve me diell, fusha ishte rikthyer në atë gjendje, por Longo kishte një kërkesë, donte që fusha të lagej sërish.

* Kukësi ka një numër të konsiderueshëm të ardhurish në Kamzë, dhe këtë e kanë treguar herë pas here kur verilindorët kanë luajtur në këtë stadium. Edhe ndaj Egnatias, pati afro 500 tifozë verilindorë, për të cilët u hap edhe tribuna ballore. Nga Rrogozhina erdhën dy autobusë me tifozë, të mundësuar nga klubi në mbështetje të ekipit.

* Tifozët e Egnatias, por edhe drejtori sportiv, Klevis Murati, si dhe zv.trajneri Aranit Ballhysa, kapen me kapitenin e Kukësit, Gjelbrim Taipi. Ka qenë minuta e 35-të, kur Taipi debaton me Muratin për shkak se ky i fundit kërkon llogari se po dilte me avash nga fusha. Në këto momente nuk mungojnë as fyerjet nga të dyja palët, duke detyruar stafet të ndërhyjnë. Nga ana tjetër, dëgjohet Longo që bërtet në anglisht: “Mos e prek lojtarin tim”. Ndërkohë, dikush nga tribuna VIP gjuan me këpucë në drejtim të kapitenit, por fatmirësisht gabon në shënjestër. Por, debati vazhdoi edhe pas ndeshjes, ku vëllezërit Gjelbrim Taipi dhe Shqiprim Taipi, u përplasën në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes me stafin e Egnatias. Në këtë moment ndërhyrja e policisë sheshoi gjithçka, me palët që ishin shumë të tensionuara dhe nga momenti në moment mund të plaste edhe grushti.

* Bashkëshortja e Pedro Augustos ishte një ndër tifozet që i jepte kurajë dhe udhëzonte sulmuesin në fushë duke i dhënë zemër. “Vai Pedro, vai amor”, ishin fjalët e saj.

* Bruno Lulaj sjell frikë, ku në minutën e 25-të ra në tokë dhe mban këmbën me duar. Për fat ai rikthehet në fushë pas ndihmës mjekësore.

* Në minutën e 69-të nuk lejohet që Basha të dalë nga fusha për t’u zëvendësuar, sepse më parë arbitri priste një konfirmim nga VAR-i, ku lojtari rrezikonte kartonin.

* Goli i anuluar i Lulajt sjell shumë polemika në kampin kuksian, të cilët nuk pranojnë vendimin për ta anuluar, për më tepër që nuk u pa as nga arbitri në VAR, por e mori të mirëqenë atë që i thanë.

* Trajneri i Kukësit shpërthen ndaj arbitrimit në fund, për golin e anuluar dhe debaton me delegatin e federatës, Lysien Nurishmi.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.