Sherr me drejtuesit se i shitën lojtarin pasi e mundi Laçi, zbulohet si u shkarkua trajneri i Universitatea Krajovës








Skuadra e Laçit udhëton këtë javë drejt Rumanisë për një ndeshje shumë të rëndësishme për historinë e kurbinasve në arenën ndërkombëtare, pasi skuadra ka shanse reale që të kalojë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Përveç avantazhit të fitores 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Universitatea Krajovës, kurbinasit udhëtojnë atje duke ditur se përballen me kundërshtarë që janë në kaos të plotë.

laci

Gjithçka ka lidhje me 24 orët e çmendura të skuadrës në Shqipëri, ku ngjarjet rodhën me shpejtësi. Fillimisht erdhi humbja me Laçin e më pas, menjëherë pas ndeshjes, trajnerit Marios Uzunidis iu komunikua që të bënte plane pa Aleksandre Çikaldau pasi e kishin shitur futbollistin te Gallatasaraj.

Në këtë moment, raportohet se trajneri është irrituar shumë me drejtuesit që kanë marrë këtë vendim pa e konsultuar atë, pasi priste të kishte lojtarin edhe për ndeshjen e kthimit. Ai ka bërë sherr me drejtuesit dhe nuk kanë munguar fyerjet mes palëve.

Ndaj me të mbërritur në Rumani, drejtuesit e klubit kanë vendosur shkarkimin e Uzunidis me gjithë stafin e tij, ku bën pjesë edhe Bledar Kola. Një situatë e pakëndshme, e cila në mediat rumune është interpretuar si një dështim më i rëndë se ai në fushën e lojës ndaj Laçit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com