Sherr me thika mes vëllezërve në Çorovodë, plagoset njëri prej tyre

sherr me thika mes vellezerve ne corovode plagoset njeri prej tyre
sherr me thika mes vellezerve ne corovode plagoset njeri prej tyre

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çorovodë. Dy vëllezër janë zënë me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasin Elidon Mançe, 46 vjeç. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts