Sherr në familje, vëllai rreh motrën, nipi dajën, dy të arrestuar në Pogradec

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar 5 të tjerë, të vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec.

“Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi me inicialet I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit me inicialet I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë, me inicialet T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
R. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 49-vjeçar;
A. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë babanë e tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devollreferuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, pasi u kap në Bilisht, duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts