
Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, u gjet i plagosur mbrëmjen e kaluar në Suzzara të Italisë. Mësohet se i riu është plagosur me thikë, pas një debati për motive të dobëta.
Ka qenë një banor i zonës, i cili ka vënë re 35-vjeçarin të plagosur në rrugë dhe më pas ka njoftuar policinë.
Burri i plagosur në shpatull, dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për identifikimin e autorit të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al