
Një incident është regjistruar gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Prishtinë. Mësohet se anëtarja e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku është përfshirë në një debat të ashpër verbal me anëtarin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci.
Ky i fundit akuzoi Peshkun se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur edhe “të pafytyrë”. kaq mjaftoi që zyrtarja të shpërthente në akuza, ndërsa u ngrit në këmbë, duke mos i kursyer as ‘kërcënimet’.
“Ty ti jap vesht në dur, hajvan, majmun”, dëgjohet teksa thotë Peshku, ndërkohë që një kolege ndërhyn duke e tërhequr nga krahët anëtaren e PSD-së.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al