Sherri akord për rinovimin, dilema për disa titullarë. Ja situata me të gjithë kampionët e Shqipërisë

sherri akord per rinovimin dilema per disa titullare ja situata me te gjithe kampionet e shqiperise































Për Egnatian është kohë feste, ndërkohë që një verë e nxehtë pritet për këtë skuadër, që për herë të parë do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve.

WhatsApp Image 2024-05-27 at 09.09.01

Me çfarë skuadre do të shkojnë rrogozhinasit në Europë? Sigurisht, do të jetë një Egnatia kompetitive, që pritet të përforcohet. Disa lojtarë janë nën kontratë, disa janë gati të rinovojnë dhe të tjerë në dilemë apo drejt largimit. “Panorama Sport” sjell situatën me të gjithë titullarët e skuadrës së Tetovës, kampionët më të rinj të Shqipërisë.

SHERRI-FANGAJ – Drejtuesit e klubit rrogozhinas kanë vijuar punën për të rinovuar me disa futbollistë, të cilët janë në fund të kontratës. Ndonëse nuk është bërë ende zyrtare, “Panorama Sport” mëson se portieri Alen Sherri ka rënë dakord për ta vazhduar karrierën në Rrogozhinë edhe për dy vite të tjera. Shkodrani është një nga pikat kyçe të skuadrës dhe kjo u pa edhe në finalen e titullit me Partizanin, kur Sherri shpëtoi një gol të sigurt, duke ndalur Taipin me këmbë. Po ashtu, shumë pranë rinovimit është edhe një tjetër shkodran, mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar me Egnatian.

sherri

FERNANDO – Situata është pak e nxehtë kur flasim për të ardhmen e Fernando Medeiros. Braziliani është një lojtar kyç, që ka simpatinë e presidentit Agim Demrozi. Ky i fundit dëshiron ta mbajë me çdo kusht mesfushorin të paktën edhe për një vit, për të ka disa oferta të kënaqshme financiare. Ka edhe një “përplasje” për këtë lojtar, pasi pas ndeshjes me Partizanin trajneri Edlir Tetova u shpreh se Fernando do të largohet, kurse presidenti Agim Demrozi bëri me dije se braziliani ka kontratë dhe nuk ikën.85

DILEMAT – Mbetet për t’u parë e ardhmja e “heroit” të finales, Melih Ibrahimoglu. Për turkun nuk mungojnë ofertat, por Egnatia kërkon të paktën 1 milion euro për këtë futbollist. Sulmuesi 24-vjeçar kërkohet nga disa klube të huaja dhe drejtuesit rrogozhinas do të bëjnë gjithçka për ta pasur në skuadër të paktën për kupat e Europës. Spahiu, i cili e ka humbur vendin e titullarit tek Egnatia me shumë gjasa do të kërkojë një destinacion tjetër në merkaton e verës. Një tjetër emër, fati i të cilit s’dihet ende, është ai i Arbin Zejnullai. Mesfushori nga Tetova ka bërë një sezon shumë të mirë dhe ka marrë oferta tunduese, por duhet pritur për të mësuar se çfarë do të ndodhë me 25- vjeçarin. Nuk përjashtohet mundësia që Zejnullai të mos jetë pjesë e Egnatias për sezonin e ri.

NËN KONTRATË – Në kontratë me klubin rrogozhinas janë lojtarë si, kapiteni Renato Malota, Albano Aleksi, Edison Ndreca dhe Jurgens Montenegro. Malota madje ka deklaruar që Egnatia është klubi i tij i fundit në karrierë.

AFRIMET – Burime pranë klubit rrogozhinas bëjnë të ditur se drejtuesit kanë mbyllur marrëveshjet me dy lojtarë që vijnë nga kampionatet e huaja. Do të jenë 4 lojtarë të rinj nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova përpara ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, ku objektivi kryesor është kalimi i të paktën raundit të parë eliminator.

ISA HALILIPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts