Sherri mes ish-deputetit të PD dhe biznesmenit, Taulant Balla: Basha duhet ta kishte përjashtuar nga lista e kandidatëve, mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese tregon se…

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kryedemokrati Lulzim Basha duhet ta kishte përjashtuar nga gara e kandidimit për deputet Luçiano Boçin, pas konfliktit ku u përfshi me biznesmenin Gjergj Luca. Në një postim në rrjetet sociale, Balla thotë se pamjet “tregojnë qartë politikanin dhunues”.

Socialisti ndër të tjera i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit “të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani”, e që sipas tij, frymëzohen “nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”.

Fakti që Basha nuk ka pasur asnjë reagim mbi konfliktin, Balla e quan tregues që “ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes”.

Gjithashtu deputeti socialist duke komentuar incidentin e të enjtes, thotë se këto veprime “të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë”.

POSTIMI I PLOTE

Elbasan📍➖Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca.

Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur.

Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca.

Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.

Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar.

I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *