Sherri mes Princit dhe ish-bashkëshortes, Oborri Mbretëror reagon: Videot u dorëzuan në komisariat si provë për dhunën, dyshojmë se…

sherri mes princit dhe ish bashkeshortes oborri mbreteror reagon videot u dorezuan ne komisariat si prove per dhunen dyshojme se
sherri mes princit dhe ish bashkeshortes oborri mbreteror reagon videot u dorezuan ne komisariat si prove per dhunen dyshojme se

Oborri Mbretëror ka reaguar në rrjetet sociale pas videove të publikuara ditën e sotme ku Princi Leka, ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij shfaqen duke u konfliktuar.

Në reagimin zyrtar thuhet se videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Oborri Mbretëror shprehet se këto pamje pavarësisht se janë konsideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjellë imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune, ndërsa kanë shprehur edhe zhgënjimin te institucionet ligj zbatuese te të cilat dyshojnë se kanë shpërndarë pamjet.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë konsideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligj zbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts