Sherri në trafik “tërbon” ish-futbollistin e njohur turk, nxjerr armën dhe vret 1 person e plagos 4 të tjerë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Mediat lokale atje, shkruajnë se ish-futbollisti, Sezer Ozturk, ka vrarë me armë zjarri një person dhe ka plagosur 4 të tjerë pas një zënke në trafik.

Raportohet se Ozturk, ka hapur zjarr që nga makina e tij lukoze.

Mësohet se ish-futbollisti i Besiktas ishte duke udhëtuar me një mikun e tij kur ndodhi incidenti. Ndërkaq, janë publikuar dhe pamjet ku shihen njerëz të alarmuar, që largohen me shpejtësi pas të shtënave, ndërsa më tej, tregohet dhe momenti kur Ozturk lë vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *