Sherri për guroren në Krujë/ “Polici palaçosh që janë bërë njësh me horrat”, Vasili: Rama s’guxon të dënojë veprimet e horrave sepse është peng i tyre!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për përplasjen e dhunshme në Krujë.

Në një status në “Facebook”, Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka lejuar që trafikantët dhe kriminelët të ulen në zyrat e shtetit dhe të parlamentit dhe sot është peng i tyre.

STATUSI I PLOTË:

Ngjarja e Krujes tregon se Qeveria e Rames eshte zgjatimi i horrave ne zyrat e shtetit!

Ngjarjet e Krujes i vune vulen ku rrahja barbare nga familjaret e deputetit rilindas ndodh e pandeshkuar ne mes te sheshit.

Qeveria eshte vetem zgjatim i horrave, trafikanteve dhe krimineleve te ulur ne zyrat e shtetit dhe te parlamentit.

Rama dhe qeveria nuk guxojne as te hapin gojen e te denojne veprimet e horrave se eshte peng i tyre, drejtohet prej tyre dhe u sherben paturpesisht atyre.

Nje polici palaçosh qe eshte bere njesh me horrat, qe trembet nga ata dhe qe i mbeshtet ata ne vend qe ti godase, qe sheh ngjarjet qe perseriten dhe kujdeset vetem te fshehe provat dhe jo ti godase horrat, kujdeset tu jape informacion horrave dhe jo te marre informacion per te goditur ata.

Rama per nje mandat deputeti me shume e ka kthyer parlamenti ne nje vendstrehimi publik per çdo horrllek.

Nje prokurori, qe rri e veshtron dhe ju jep mbeshtetje te plote horrave te vazhdojne te qete dhe te pandeshkuar ne vend se te ngrihej ne kembe dhe te kerkonte demnimet me te ashpra per maskarenjte e mbeshtetur nga qeveria.

Krimi eshte ulur koke e kembe ne ndertesen e kryeministrise.

Edi Rama i urryer nga te gjithe qytetaret e zakonshem, tashme eshte peng vetem i horrave qe i perdor per marre vota.

Edi Rama e ka shkaterruar shtetin kryq e themel.

Kjo qeverisje eshte sot nje kercenim i madh i perditshem per cdo qytetar qofte ky edhe votues socialist, sepse perpara krimit dhe qytaterit Rama zgjedh gjithmone krimin.

Ngjarjet e Krujes i vune vulen e pashlyeshme te turpit mu ne ballin e Edi Rames dhe te çqeverisjes tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts