Sherri për pronën/ “Djali i anëtares së KLP kishte ndërhyrë si sekser”, gazetari jep detaje për vrasjen e ndërtuesit në Vlorë: Ngjarja mund të zbardhë…

Konflikti për pronën në Vlorë i mori jetën 55-vjeçarit Armando Meshau. Gazetari Enrik Mehmeti, raportoi për BalkanWeb se fillimisht përpara ngjarjes së rëndë, mes autorit dhe viktimës ka pasur debate.

Sipas gazetarit Mehmeti kjo ngjarje e rëndë mund të çojë në zbardhje të tjera të mënyrës së si mund të jetë përfituar prona.

“Apartamenti ka qenë edhe konflikti që solli një viktimë në Vlorë. Përpara se të ndodhte ngjarja kanë pasur konflikt me njëri tjetrin. Nga ana e ish-polici ka pasur një ofertë, por aty më pas ka shpërthyer përplasja. Më parë ish-polici ka qenë në një noteri, në lidhje me këtë pronë kishte kërkuar ndihmën e autorit, pasi ishte si ndërmjetës. Vetë autori këmbëngulte se i kishte mbyllur punët. Mbi ndërtuesin ka nisur një hetim, dhe mund të çojë edhe në zbardhje të mëtejshme se si mund të jetë përfituar prona. Momentin kur ndodhi ngjarja viktima ka qenë duke printuar dokumente”, raportoi gazetari Enrik Mehmeti.

Ndërkohë Rei Meta, autori i cili dhunoi për vdekje një 55-vjeçarin në Vlorë, është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts