Shëtitja romantike me burrin i kushtoi jetën, 28-vjeçarja bie nga shkëmbi në SHBA

Një shëtitje romantike që përfundoi në tragjedi. E tillë është historia e një 28-vjeçareje, e cila ra aksidentalisht nga rreth 70 metra lartësi, gjatë një ekskursioni romantik malor me bashkëshortin e saj në Wyoming dhe ndërroi jetë.

Callie Aust ra nga maja Steamboat Point e maleve Bighorn në SHBA të mërkurën, teksa i shoqi Luke thirri shërbimet e emergjencës pasi nuk po e gjente gruan.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zyra lokale e sherifit tha se bashkëshorti nuk mund të përcaktonte vendndodhjen e gruas prej mbulimit të dobët me valë celulare, por ajo u lokalizua pak më vonë në jugperëndim të shkëmbit Steamboat.
Zëdhënësja e parkut kombëtar Bighorn, Sara Kirol tha se pika e Steamboat ka qenë më parë pikë vrojtimi kundër zjarreve dhe ka parmakë sigurie.

Miqtë e familjarët e Callie i bënin homazhe asaj duke e quajtur “shembull i dashurisë së Zotit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *