Shevçenko hedh pas krahëve aventurën me Ukrainën, skuadra legjendare gati t’i japë “timonin” e ekipit








Andri Shevçenko i habiti të gjithë me vendimin e tij duke u larguar nga drejtimi i kombëtares ukrainase pas 5 vitesh.

SHEVCENKO UKRAINA 1

Ish-sulmuesi u largua menjëherë pasi përfundoi Kampionati Europian, duke lënë hije dyshimi, por më vonë u zbulua që largimi i tij kishte qenë i sforcuar për arsye nacionaliste. Por mesa duke, Shevçenko e ka hedhur pas krahëve aventurën te Ukraina dhe është gati të nisë një aventurë të re.

Sipas “The Sun”, 45-vjeçari është emri më i lakuar për të marrë drejtimin e skuadrës skoceze të Selltikut. Skuadra legjendare e Skocisë nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin duke grumbulluar vetëm 13 pikë pas 8 ndeshjesh teksa tifozët duan kohët e lavdishme kur luanin në Ligën e Kampionëve. Megjithatë kjo për momentin mbetet vetëm një hipotezë teksa priten të reja në vazhdim sa i përket kësaj çështje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *