Shevçenko me objektiva që në prezantimin e parë te Xhenoa: Krenar për detyrën e re, dua mbijetesën!








Pas pesë viteve te kombëtarja e Ukrainës vendosi të largohej dhe pak ditë më parë Andrij Shevçenko morri drejtimin e Xhenoas. Shumë i lumtur për skuadrën e re, ukrainasi dje është prezantuar në konferencë për shtyp. Lidhur me ambiciet në aventurën e parë si trajner në Serinë A, 45-vjeçari deklaroi:

SHEVCENKO

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time si trajner. Xhenoa është një klub i rëndësishëm, ky është një projekt që më intereson dhe objektivi është mbijetesa në Serinë A. Për mua është një nder i madh pasi do të drejtoj klubin më të vjetër në Itali dhe kjo do të thotë diçka.

Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Skuadra duhet të përforcohet në merkaton e janarit. Duke folur me lojtarët, ndjeva se edhe ata donin të përmirësonin situatën. Mendoj se kjo skuadër ka disa karakteristika, ndoshta të përshtatshme për formacionin 3-5-2 ose 4-3-3”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *