
15:23 19/09/2023
Tre vezë ‘të skuqura’ gjigande u ‘servirën’ në rrugët e Sao Paulos gjatë së hënës si një formë alarmi ndaj ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike. Qyteti më i madh i Brazilit po përgatitet për një valë të nxehti që mund të shënojë temperatura rekord në ditët e ardhshme.
Skulpturat janë frymëzuar nga truku i famshëm për t’i lënë vezët të skuqen nën diellin e fortë. Instalacioni 3D është krijuar nga artisti hollandez Henk Hofstra që kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit për ngrohjen globale.
Giant-sized fried eggs are seen around the Brazilian city of Sao Paulo. The sculptures are part of a pop-up 3D art installation by Dutch artist Henk Hofstra aimed at raising awareness of the climate crisis pic.twitter.com/GWteyKfeCX
— Reuters (@Reuters) September 19, 2023
Ekspozita është pjesë e një festivali që promovon konsistencën përmes artit i cili u mbajt në datat 16-18 Shtator.
Temperaturat parashikohen të arrijnë 37 gradë Celsius në ditët e ardhshme në Sao Paulo, i cili në hemisferën jugore po del nga stina e dimrit./tvklan.al
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al