Shfaqet në TV gazetari i arrestuar bjellorus

09:01 04/06/2021

Roman Protasevich pranon akuzat, vlerëson Lukashenkon

Unë i organizova protestat antiqeveritare dhe tani mbështes presidentin Alexander Lukashenko. Duke e pabesueshme, por kjo është pjesë nga intervista që gazetari bjellorus Roman Protasevich dha së fundi, pasi u arrestua në Minsk me një operacion spektakolar nga ushtria e vendit që detyroi një avion të Ryanair të bënte ulje të detyruar muajin e kaluar.

Në intervistën e transmetuar të enjten në mbrëmje, Protasevich pranoi se kishte punuar për të rrëzuar presidentin Aleksandër Lukashenko, ndërsa shtoi se intervistën tani e jepte me dëshirë. Gazetari tha se fillimisht e kishte kritikuar shumë presidentin Lukashenko, por më vonë “fillova të kuptoj se ai po bënte gjënë e duhur dhe tani e respektoj atë,” tha Protasevich.

Në fund të intervistës, ai shpërtheu në lot dhe tha se shpreson që një ditë të martohej dhe të kishte fëmijë. Babai i gazetarit i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e dhimbshme të shihje intervistën. Gazetari 26-vjeçar, ishte redaktor i kanalit opozitar Nexta në aplikacionin e mesazheve Telegram deri vitin e kaluar. Pas shpërthimit të protestave ai u vendos në listën e “individëve të përfshirë në veprimtari terroriste.”

Protestat masive shpërthyen në mbarë Bjellorusinë pasi presidenti Alexander Lukashenko pretendoi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 Gushtit të dënuara gjerësisht si të manipuluara. Protestat tani janë frenuar dhe udhëheqësit e opozitës janë burgosur e larguar jashtë vendit.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *