
23:46 04/09/2023
Kancelari gjerman i merr me sportivitet memet në rrjetet sociale
Olaf Scholz u shfaq për herë të parë në publik me një mbulesë në syrin e djathtë duke marrë edhe nofkën si “Pirati Olaf”.
Kancelari gjerman u detyrua që të vendose një fashë në syrin e lënduar si pasojë rrëzimi duke vrapuar në fundjavë. Incidenti ndodhi të shtunën pranë shtëpisë së Scholz në qytezën Potsdam, pranë Berlinit. Ai pësoi lëndime të lehta në fytyrë, disa mavijosje rreth syrit, si dhe në hundë e mjekër.
Pas kësaj ngjarjeje kancelarit gjerman, një vrapues i rregullt, iu desh që të anulonte angazhimet e tij.
Scholz e publikoi foton me imazhin e tij te ri në rrjetin X në mënyrë që njerëzit të mësoheshin se si do të dukej ai në javët e ardhshme madje ishte i gatshëm që të priste memet.
Në vijim kancelari u rishfaq te dielën e kaluar në një kongres të partisë së tij Socialdemokrate dhe me pas në një aktivitet të organizuar nga Kisha Katolike Gjermane.
Ai i ka marrë me sportivitet memet ne rrjetet sociale duke thënë i ngazëllyer se u emocionua kur i kishte pare ato ndaj i ka falënderuar të gjithë për urimet e mira.
Disa përdorues të mediave sociale me shaka i lidhën lëndimet me grindjet brenda koalicionit qeverisës. Ndërsa faqja e internetit e qytetit të Këlnit, i cili pret një festë të madhe karnavalesh vjetore sugjeroi që argëtuesit mund të vinin vitin e ardhshëm të veshur si “Pirati Olaf”. Duke gjykuar nga komentet e shumta pozitive në internet, votuesve gjermanë duket se u pëlqen imazhi i ri prej pirati i kancelarit Scholz.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al