Shfrytëzoi të dashurën 15-vjeçare për prostitucion, arrestohet shqiptari në Francë

Një shqiptar është lënë në paraburgim, në pritje të gjykimit në fund të verës, pasi ka shfrytëzuar të dashurën e mitur për prostitucion, duke marrë 10 mijë euro nga një klient.

Mediat franceze shkruajnë se shqiptari që ka prostituuar me forcë të dashurën e tij 15-vjeçare në Gerland dhe Lion të Francës, është vënë në pranga. Ai e kishte detyruar të miturën me të cilën kishte një “marrëdhënie toksike”, të prostituohej në një hotel në lagjen II të Lionit dhe në rrugët e Gerlandit, për përfitime financiare.

Ajo çka e bën ngjarjen më dinamike është fakti se një nga klientët e paguan 10 mijë euro në mënyrë që të mos kryejë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë. Sakaq mësohet se ka rënë nga pranga.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts