Shfrytëzonin për të lypur fëmijët e tyre të mitur, e pësojnë dy nënat në Fier

shfrytezonin per te lypur femijet e tyre te mitur e pesojne dy nenat ne fier
shfrytezonin per te lypur femijet e tyre te mitur e pesojne dy nenat ne fier

Shfrytëzonin për të lypur, fëmijët e tyre 8 dhe 11 vjeç, procedohen penalisht 2 shtetase.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme nga grupe të Policisë së Fierit, me qëllim konstatimin e rasteve kur fëmijë apo foshnje shfrytëzohen për të lypur, u evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset L. Ç., 36 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe.

Këto shtetase u konstatuan në zona të ndryshme të qarkut, teksa kishin nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre përkatësisht 8 dhe 11 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë. Policia e Fierit apelon për prindërit dhe për qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton edhe shëndetin psiko-emocional të të miturit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts