Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 46-vjeçarja në Tiranë

shfrytezonte femijet e saj te mitur per te lypur procedohet penalisht 46 vjecarja ne tirane
shfrytezonte femijet e saj te mitur per te lypur procedohet penalisht 46 vjecarja ne tirane

DVP Tiranë

Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 46-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të përbashkët me Bashkinë Tiranë, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen V. K., 46 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Kjo shtetase është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët).

Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts