Shfuqizimi i ligjit për studentët e mjekësisë, Tabaku: Provë e fortë se opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar  

shfuqizimi i ligjit per studentet e mjekesise tabaku prove e forte se opozita eshte ne sherbimin e qytetareve jo vetem duke denoncuar

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar një pjesë të ligjit për studentët e mjekësisë që i detyronte ata të qëndronin në Shqipëri për pesë vite pas mbarimit të studimeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se vendimi dëshmoi se institucionet janë një shans për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Ndërsa nisma u çua në Kushtetuese nga një grup studentët dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Tabaku thekson se kjo është një provë e fortë se opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar por edhe duke punuar për to.

Reagimi:

Kur politika është në shërbim të qytetarëve! Një grup studentësh patën vizionin, vendosmërinë dhe besimin për ta çuar betejën e tyre në institucione. Patën besimin se së bashku me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike do të mund të zhbënin nismën antikushtetuese të ndërmarrë nga qeveria.

Sot, padia e dorëzuar në GJK nga palët dëshmoi vërtetësinë dhe sinqeritetin e kauzës. Dëshmoi se institucionet janë një shans për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Shfuqizimi i detyrimit për studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite pas përfundimit të shkollës është fitorja e studentëve.

Por, njëkohësisht dhe një dëshmi se si politika mund t’i shërbejë qytetarëve. Një provë e fortë se si opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar por edhe duke punuar për to.

E gjitha kjo mund të arrihet përmes institucioneve, forcës së argumentit dhe vërtetësisë së bindjeve se bashkë mund t’ia dalim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts