Shi, breshër, rrëshqitje dheu në Zvicër, mbyllet përkohësisht një autostradë

Moti i keq ka goditur dhe Zvicrën prej së mërkurës, teksa janë njoftuar shumë problematika.

Në Axenstrasse midis Flüelen (UR) dhe Sisikon, Zvicër Qendrore rënia e një shkëmbi dhe rrëshqitja e dheut ka bërë që të mbyllet rruga. Kjo u njoftua nga Alert Swiss, aplikacioni federal i emergjencave, raporton srf.ch.

Pasditen e djeshme, pas një rrëshqitje dheu, autostrada A2 në jug është mbyllur gjithashtu përkohësisht në Giornico (TI), transmeton albinfo.ch. Ajo është vënë në funksion sërish nga ora 17 pasdite.

Shkaktare të rrëzimeve të shkëmbinjve dhe rrëshqitjeve të tokës janë shtrëngatat e forta me shi të madh që kanë prekur këto rajione.

Në Bellinzona, Luginën Maggia dhe luginat e tjera të Ticinos, kishte gjithashtu dëmtime dhe pengesa të përkohshme në trafik për shkak të breshërit, shiut të fortë dhe stuhive, njofton policia e kantonit.

Shi i madh në Ticino që nga e mërkura në mbrëmje
Stuhitë në veriperëndim të Ticinos kanë nisur të mërkurën në mbrëmje. Fillimisht, u prekën Lugina Maggia, Lugina Onsernone, Centovalli dhe, pjesërisht, edhe Leventina, përcjell albinfo.ch. Deri të enjten në mbrëmje në këto zona për 24 orë, kanë rënë mbi 80 milimetra shi. Në Faido është regjistruar madje mbi 130 milimetra, raporton SRF Meteo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *